Festivali Ndërkombëtar i Filmit

17/04/2017 00:00

Festivali i shtatë Ndërkombëtar i Filmit në Pekin ngriti siparin mbrëmjen e së dielës me një ceremoni të mbushur me yje të ekranit e regjisorë. Emrat e famshëm në tapetin e kuq përfshinin aktorët Jean Reno, Aaron Kwok dhe Ian Somerhalder, emrat e të cilëve, fansat i thërrisnin me zë të lartë ndërsa shkrepnin pa rreshtur foto.

Producenti dhe kompozitori Marius De Vries, i famshëm për drejtimin e “La La Land”, e kënaqi gjithashtu “ushtrinë” e adhuruesve me praninë e tij. Pas tij u shfaq regjisori danez, Bille August, i cili do të jetë dhe drejtuesi i jurisë për çmimet “Tiantian” të festivalit.

Filmi i tij, “Pelle, pushtuesi” ka fituar “Palmën e Artë”, një çmim “Oscar” dhe një “Golden Globe”. Në juri do të jenë gjithashtu edhe Rob Mincoff, i famshëm për regjinë e filmit të animuar “Mbreti luan”, si dhe francezi Jean Reno.

Plot 15 filma janë nominuar për çmimet “Tiantian”, përfshirë operacionin “Mekong” që pati sukses të jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Kinë, si dhe “Caffe”, i pari bashkëprodhim kinezo-italian. Fituesit do të shpallen javën që vjen. Festivali Ndërkombëtar i Pekinit do të zgjase deri më 23 prill. Në kuadër të tij, gjatë kësaj periudhe do të shfaqen më shumë se 200 filma.

Top Channel