Kosovë, Thaçi uron besimtarët për Pashkë

15/04/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë të gjithë besimtarëve të krishterë urimet e tij të përzemërta për festën e Pashkëve.

“Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve. Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”, ka thënë Thaçi në Facebook.

Top Channel