Netët live të “The Voice”

14/04/2017 00:00

Netët live të premten në mbrëmje janë faza më e rëndësishme në spektaklin “The Voice”. Ëndrra e madhe e çdo artisti është të interpretojnë në një skenë të madhe dhe live dhe “The Voice” ua mundëson këtë gjashtëmbëdhjetë konkurentëve që arritën të kalojë çdo faze paraardhëse.

Po kush janë ata?

Skuadra Alban është e përbërë nga Shpend Hysaj, 28-vjeçari nga Ferizaj, që  ka kohë që është aktiv me jetën muzikore. Jona Pepkolaj ishte e para që nisi këtë edicion të ‘The Voice’. Çapkëne dhe e qeshur, me kitarë në duar ajo zgjedh Albanin si trajner. Klinti, 17-vjeçari me origjinë nga Peqini, nuk e ka përvojën e parë në një garë televizive  dhe Chiara, 28-vjeçarja nga Palermo, erdhi në  ‘The Voice of Albania’ me bindjen se muzika është gjuha që bashkon  njerëzit kudo ndodhen.

Besa vjen në netët live me Anxhela Elmazin,  artiste me përvojë dhe prej disa kohësh këndon në një prej klubeve të njohur në kryeqytet. Aldo Prendushi, 17-vjeçari nga Shkodra, që e nisi lidhjen e tij me spektaklin, në  ‘The Voice Kids’ duke mos kaluar fazën e Betejave.   Artemisa Mithi, ishte një zgjedhje absolute e Besës dhe Ardian Gashi, 23-vjeçari nga Vushtrria u paraqit në audicionin e Prishtinës.

Rona ka në skuadrën e saj në këtë fazë Uendy Mardedën ajo ka studiuar dy vjet për kanto lirike, vendosi të zhvillonte audicionin e saj për të qenë pjesë e ‘The Voice of Albania’. Laureta Hasani, 19-vjeçarja nga Ferizaj, ka vite që merret me muzikë, por si instrumentiste.  Lis Asllanaj, 18-vjeçari nga Prishtina i cili jeton në Shkup, lidhjen me muzikën e ka që në moshë të hershme, ku pati kontaktin e parë me instrumentet muzikorë. Ndërsa Lidia Lufi, 18-vjeçarja nga qyteti i Shkodrës përvojat e mëparshme muzikore, i kishte vetëm në korin e kishës ndërsa në Thë Voice ndihet e privilegjuar nga puna me Ronën.

Ndërsa skuadra e Xuxit përbëhet nga Keka Berisha: Stil dhe karakter i dallueshëm. Medina Salihu, 17-vjeçarja nga Prishtina erdhi ndryshe, që  në Audicionet e Fshehura ndryshe nga shumë konkurrentë të tjerë. Duke zgjedhur një cover të një kënge shqip.Mario Mançelli: Prej vitesh ai ka studiuar kitarrën, për të cilën tani po ndjek edhe Universitetin e Arteve. Dhe Maria Luigia, e cila në çdo fazë ngjitet e sigurt në skenë, pasi ka eksperiencën disa vjeçare që e favorizon.  

Sfida e vërtetë fillon në spektaklin e së premtes, ku publiku zgjedh emrat e katër konkurrentëve që do të eleminohen, një për secilën skuadër.

Top Channel