Pas kuzhinës molekulare, në Tokio vijnë eksperimentet me insektet. Kureshtarët kanë pritur në radhë përpara restorantit “Nagi” në kryeqytetin japonez, për të provuar pjatën e tij të makaronave me insekte.

“Insect Tsukemen” u shërbye vetëm për një ditë. Klientët kanë pasur mundësinë të përzgjedhin sipas dëshirës: supë me bulktha, karkalecë dhe pluhurin e krimbave të mëndafshit.

Recetat u krijuan pas një shfaqjeje të suksesshme vitin e kaluar, edhe ai i organizuar nga menaxheri i restorantit “Nagi”. Yuta Shinohara kërkon ta promovojë ngrënien e insekteve jo vetëm në Japoni, por edhe nëpër botë. Klientët janë të ndarë në opionionet e tyre.

“Janë të skuqura shumë dhe kërcasin në gojë, nuk kanë shije të keqe. Duket sikur ha ndonjë karkalec deti të skuqur fort”, tha Anri Nakatani, studente.

“Nuk mendoj se jemi gati për këtë në Kaliforni. Ndoshta pas 10, apo të themi edhe 5 vitesh, edhe mund ta provojmë, por jo tani”, tha Steven Lee, turist nga Kalifornia.

Menyja e plotë përbëhet nga pjata me insekte, një tas pilafi me karkaleca, byreçka të mbushura me krimba të skuqur dhe akullore me shije nga pluhur insektesh. Këto të fundit janë pjesë e kuzhinës tradicionale japoneze në zonat rurale, por banorët e shumicës së rajoneve moderne urbane nuk e kanë pasur kurrë mundësinë për të provuar shijen e tyre.

Top Channel