E vërteta e martesës së Jenet Jackson

10/04/2017 00:00

Edhe pse ishte maskuar në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka arritur ti shpëtojë syrit të paparacëve në tetor në Londër, dhe bëhet fjalë për Janet Jackson me bashkëshoritn e saj, Wisam Al Mana.

Në atë kohë ajo ishte 6 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ka qënë mjaft dramatike ndryshimi i saj, jetesa e thjeshtë që kur u martua me 42-vjeçarin nga Katari në 2012. Madje pati spekulime se ajo ishte konvertuar në muslimane, duke parë dhe nga foto se si ishte veshur.

Djali i çiftit, Eissa, lindi më 3 janar, dhe jeta e thjeshtë e Janet vazhdoi. Miqtë e saj thonë se milionerja e adhuron jetën e saj si nënë, dhe është parë vetëm dy herë që nga lindja. Njëherë me djalin duke blerë rroba fëmijësh, tre javë pas lindjes, dhe më pas me të ëmën Katherine dhe motrën më të madhe Rebbie, që e vizituan muajin e kaluar.

Pas dështimit të dy martesave të mëparshme, një mik i çiftit ka thënë se edhe martesa me Wissam ka marrë fund. “Për fat të keq, Janet dhe Wissam kanë vendosur se nuk po funksionon dhe ata do të ndjekin rrugë të ndryshme”, ka thënë ai.

Ndarja është miqësore, ku thuhet se Janet planifikon të qëndrojë në Londër për të rritur djalin e saj Eissa dhe Wissam do të kthehet në binzesin e tij në Nju Jork dhe Katar.

Top Channel