Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka adoptuar pesë qingja duke i shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Dy qingja që kishin ardhur në jetë vetëm prej pak javësh, lodronin prej ditësh në lëndinën e vilës San Martino në Arkore, dy të tjerë mbërritën pak pas tyre dhe një tjetër, vetëm 10 ditësh, iu bashkua e madje u quajt nga ish kryeministri, flok bore.

Kështu, me një xhest konkret, lideri i Forca Italia-s, ka zgjedhur t’i bashkohet fushatës së pashkëve të Ligës Italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit, “për pashkë, zgjidh jetën, zgjidh vegjetacionin”.

Një ftesë e thjeshtë, drejtuar të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, nga shoqata, që në këto ditë, kur tradita propozon në tavolinat e italianëve mish qingji e kaprolli, nënvizon angazhimin kundër masakrës së kafshëve dhe apelon për adoptimin e tyre dhe dhënien e një stili jete të qëndrueshëm që respekton të drejtën e tyre për të jetuar.

Top Channel