Kukësi hap fals ndaj Vllaznisë

09/04/2017 00:00

Kukësi nuk ia del të marrë tre pikët në ndeshjen ndaj Vllaznisë, në “Zeqir Ymeri”, duke humbur edhe kreun e renditjes.

Ekipi verilindor tentoi vazhdimisht portën shkodrane, por i vetmi rast kur gjeti golin, ndodhi kur Pejiç ishte në pozicion jashtë loje.

Portieri i shkodran Selimaj, ishte në një formë mjaft të mirë, duke i mohuar disa herë golin vendasve.

Nga ana tjetër, Vllaznia u mbrojt mirë dhe kundërsulmoi disa herë rrezikshëm, duke iu afruar golit me anë të Bakajt, por portieri Koliçi u shfaq në lartësinë e duhur.

5 minutat shtesë nuk sollën asgjë për tu shënuar, ku Vllaznia kreu dy zëvendësimet e mbetura dhe u m undua të ulë ritmin e ndeshjes.

Me këtë barazim, Kukësi humb kryesimin e kampionatit, pas 14 javëve, duke mbetur dy pikë pas Partizanit.

Nga ana tjetër, shkodranët barazojnë me pikë Luftëtarin e vendit të katërt dhe rritin shanset për një vend në Europë.

Ndeshja tjetër e Superiores, midis Laçit dhe Korabit, përfundoi me rezultatin 2-0, për vendasit. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për vendasit, që lanë pas Flamurtarin, në garën për qëndrim mes më të mirëve.

Top Channel