“L’Equipe”: Reali, plan sekret për Griezmann

08/04/2017 00:00

Reali i Madridit do tentojë blerjen e Antoinne Griezmann në vitin 2018. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze “L’Equipe” e cila ka publikuar një artikull në të cilin flet për planin sekret për kalimin e sulmuesit e Atletico Madrid tek rivalët e Realit.

Sipas kësaj të përditshmeje, drejtuesit e klubit merenges do ta bëjnë këtë lëvizje në mënyre që të bëjnë më pak të dukshme rënien e formës së Cristiano Ronaldos.

Në artikullin e “L’Equipe” citohet një deklaratë e përfaqësuesit të futbollistit, Eric Olhats i cili theksoi se Reali i Madridit prej kohësh ka shfaqur interesin për Griezmann së bashku me skuadra të tjera si Manchester United, Chelsea apo Barcelona.

Por problemi në këtë ccështje qëndron tek kontrata që Griezmann ka me Atleticon. në këtë kontratë është përfshirë një klauzolë për zgjidhjen e saj për një shifër prej 100 mln Eurosh e cila ka bërë që klubet e interesuara të frenohen për momentin në synimin e tyre për blerjen e kartonit të futbollistit.

Top Channel