“Si mund të shpëtosh nga ky aksident?!”

07/04/2017 00:00

Shumë prej adhuruesve të motorave bëjnë veprime ekstreme me motorat e tyre, por jo gjithmonë ato realizohen me sukses.

Një video e filmuar nga kamera e një makine ka kapur momentin e rrëzimit të një personi, i cili po udhëtonte me shpejtësi dhe mbi një rrotë.

Fatmirësisht ai i ka mbijetuar aksidentit, por nuk ka shpëtuar pa disa fraktura, të cilat e detyruan të shkojë në spital.

Shumë prej komentuesve shprehen të habitur se si ka shpëtuar nga ky aksident, motoçiklisti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Top Channel