Wenger, i bindur: Sanchez qëndron tek Arsenali

07/04/2017 00:00

Alexis Sanchez do të qëndrojë tek Arsenali. Për këtë është i bindur trajneri i “topçinjve” të Londrës, Arsene Wenger, gjë që e theksoi gjatë një konference për shtyp.

Sulmuesi kilian, së bashku me Mesut Ozil, prej kohësh janë në qendër të zërave të merkatos, duke parë se ende nuk i kanë rinovuar kontratat e tyre me Arsenalin, edhe pse Wenger shpeshherë ka deklaruar se kjo është një çështje që pritet të marrë zgjidhje në fund të sezonit.

Por Wenger ka edhe një problem tjetër më të madh për të zgjidhur, që ka të bëjë me të ardhmen e tij tek Arsenali. Trajneri francez është vënë në shënjestrën e kritikave të forta nga tifozët e skuadrës, të cilët jo pak herë  kanë dalë në protesta, duke kërkuar largimin e tij pas një qëndrimi 20-vjeçar.

I pyetur në lidhje me këtë temë, Wenger theksoi se do të flasë vetëm pasi klubi të ketë marrë një vendim për kontratën e tij, ndërkohë që ai vet është i fokusuar te ndeshja e radhës, atë me Crystal Palace mbrëmjen e së hënës.

Top Channel