Versioni i ri i “Dirty Dancing”

05/04/2017 00:00

Fansat e filmit klasik “Dirty Dancing” mund të gëzohen ose jo, pasi filmi do të realizohet në një version të ri.

Televizioni amerikan ABC ka konfimruar se do të jetë një përshtatje e re për televizion i flimit klasik, me një kast tërësisht të ri.

Filmi origjinal u bë mjaft i famshëm duke i bërë yje të kinemasë Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, dhe tashmë do të jenë fytyra të reja në rolet ikonë.

Në versionin e ri fansat do të shohin se çfarë ndodhi me dy të dashuruarit, Baby dhe Johnny pas përfundimit të filmit.

Në rolin e Baby do të jetë aktorja amerikane Abigail Breslin, e cila në 2006 ka luajtur në filmit “Little Miss Sunshine”. Një tjetër emër që i shtohet kastit është Debra Messing, që do të luajë rolin e nënës së Baby.

Veta Debra duke folur për ABC thotë se filmi origjinal e ka frymëzuar atë që të bëhet vetë aktore. “Më kujtohet që kam qënë fëmijë kur doli filmi dhe mendova “është hera e parë që shoh një femër që nuk është perfekte”. Ishte një pikë kthese për mua”, ka thënë ajo.

Debra thotë se filmi i ri do të jetë i ndryshëm nga i pari, por do të ketë momentet ikonë që fansat i dinë dhe i duan. Filmi do të jetë pak më i gjatë se origjinali, duke i dhënë mundësi personazheve të njihen dhe më shumë,

Tragjikisht, ylli i filmit origjinal, Patrick Swayze ndërroi jetë në 2009 pas një sëmundje. Debra thotë se filmi i ri “Dirty Dancing” do të jetë një dedikim për të.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel