Ëndrra e Beshiktash quhet Mario Mandzukiç

04/04/2017 00:00

Beshiktas ëndërron Mario Mandzukiç. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja turke “Fotomac”, që në faqen e saj të parë ka publikuar foton e sulmuesit kroat të Juventusit duke bërë që te tifozët të shpërthejë e ashtuquajtura “Mario-mania”.

Sipas kësaj të përditshmeje, klubi turk tashmë ka hyrë në kontakte me përfaqësuesit e futbollistit duke i dhënë mesazhin se nëse ai largohet nga Juventusi duhet të zgjedhë Beshiktasin, pasi me këtë skuadër mund të luajë për të fituar kampionatin e Ligën e Kampioneve.

Mesazhi ishte i shoqëruar edhe nga një video ku shfaqen imazhet e tifozerisë se skuadrës, që sipas “Fotomac” duket se i bëri shumë përshtypje sulmuesit të përfaqësueses kroate.

Tashmë ajo që mbetet është vetëm të verifikohet e gjithë kjo histori që flet për interesin reciprok mes klubit turk dhe futbollistit.

Top Channel