Kinë, qeveria plan për zgjerimin e dialektit “mandarinë”

03/04/2017 00:00

Qeveria në Kinë ka deklaruar se dëshiron që brenda vitit 2020, 80 për qind e popullsisë së vendit të flasin “mandarinë”, siç njihet dialekti dominant i vendit aziatik.

Shifra aktuale prej 70 për qind lë qindra milionë banorë në gjuhën e tyre, ka thënë qeveria.

Pekini zyrtar dëshiron gjithashtu që të përmirësojë përdorimin e gjuhës “mandarinë” në radhët e mësuesve, sidomos tek ata që japin mësim në rajonet me minoritete etnike.

Kina ka dialekte të shumta lokale dhe qeveria dëshiron të zvogëlojë hendekun mes rajoneve të ndryshme dhe grupeve të ndryshme etnike.

Në disa raste, banorët e një fshati rural nuk janë në gjendje të kuptojnë gjuhën e përdorur në një fshat tjetër fare pranë tij, raportojnë mediat lokale.

Ekzekutivi kinez dëshiron të mjekojë këtë plagë sociale, duke pranuar se pavarësisht se shumica e banorëve në qytetet e mëdha e kuptojnë dialektin, në zona të tjera vetëm 40 për qind e banorëve janë në gjendje ta flasin atë.

Top Channel