Kukësi bën detyrën ndaj Luftëtarit

02/04/2017 00:00

Kukësi është rikthyer të kryesojë i vetëm, të paktën deri në përfundim të supersfidës së javës, ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut.

Ekipi verilindor ka mposhtur me rezultatin 3-2 Luftëtarin dhe shkuar në kuotën e 55 pikëve, 3 më tepër se Partizani i vendit të dytë.

Shameti, Pejiç dhe Boyom (autogol), shënuan për Kukësin në pjesën e parë, ndërsa Eri Lamçja barazoi përkohësisht shifrat.

Në minutën e 80 të pjesës së dytë, gjirokastritët ngushtuan diferencën me anë të Beqirit, duke i bërë shumë emocionuese minutat e fundit të sfidës.

Kukësi është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në Shqipëri, ndërsa Luftëtari garon për një vend në Ligën e Europës.

Top Channel