Europiani i Futsall, Kombëtarja nis stërvitjen

01/04/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e Futsallës do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për të luajtur ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2018, ku ajo është në grupin 2 të fazës Main Round së bashku me Hungarinë, Bosnjen dhe Azerbajxhanin.

Mungesa e vetme  skuadrës sonë përfaqësuese është ajo e kapitenit Halimi për shkak të një dëmtimi të pësuar në Itali.

Trajneri Erind Resuli pranoi se grupi ku ndodhet skuadra jonë përfaqësuese është i vështirë dhe se objektivi kryesor është që ajo të japë maksimumin, sigurisht në kërkim të kualifikimit për në Europian.

Grumbullimi i skuadrës sonë përfaqësuese të Futsallës do të nisë ditën e dielë, ndërkohë që në Europian do të kualifikohen direkt 7 skuadrat e para në grupe, ndërsa 7 ekipet e vendeve të dyta dhe skuadra e tretë më e mirë do të luajnë në fazën e Playoffit.

Top Channel