Transformimi i fytyrës së një krimineli

29/03/2017 00:00

Një 31-vjeçar në Teksas është dënuar së fundmi me 15 vjet burg pasi për dhunë ndaj të dashurës së tij shtatzëne, ndërsa e ka ndjekur atë duke e kërcënuar me thikë.

Rasti është bërë publikuar nga mediat për faktin se vetëm në 4 vitet e fundit Jacob Pauda ka pësuar një ndryshim drastik në fytyrën e tij, duke shtuar gjithnjë e më shumë tatuazhet.

Që prej vitit 2013, ai ishte ndaluar disa herë nga policia, ndërsa akuzohet edhe si anëtar i bandës “Texas Tango”.

Megjithëse gjithmonë e ka mohuar këtë lidhje, një pjesë e tatuazheve të tij kanë janë të lidhura pikërisht me këtë bandë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel