F1, Ricciardo: Fitorja në Melburn do të ishte speciale

23/03/2017 00:00

Pista e Melburn të Australisë do të jetë edhe e para për sezonin e ri të Botërorit të Formula 1 që ngre siparin e tij këtë fundjavë. Në këtë pistë ata të cilët  e kërkojnë më tepër fitoren janë vendasit.

“Të fitoj këtu do të ishte bukur, për mua është gara e shtëpisë”, kështu shprehet piloti i Red Bull, Daniel Ricciardo, i cili nuk fshihet dhe premton “betejë” në pistë.

Për shokun e tij të skuadrës, Max Verstappen, Ricciardo shprehet se ai është shumë i shpejtë dhe nuk është më një ekuacion.

Top Channel