Podolski, gol dhe lamtumirë

22/03/2017 00:00

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit, miqësorja midis Gjermanisë dhe Anglisë, ku protagonist absolut ishte Lukas Podolski.

Sulmuesi me origjinë polake kishte njoftuar se kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij me kombëtaren gjermane dhe trajneri Joakim Low, i kishte rezervuar  një vend në formacionin e ekipit. .

Podolski shënoi golin e vetëm të takimit, duke mbyllur më së miri karrierën e tij të suksesshme me ekipin e Gjermanisë.

Në minutën e 84’, sulmuesi la fushën e lojës, për tu zëvendësuar nga Rudy, dhe  stadiumi “Signal Iduna Park”, i Dortmundit, shpërtheu në ovacione, duke i dhënë lamtumirën e merituar një futbollisti që la gjurmë në futbollin gjerman.

Lukas Podolski ka debutuar me kombëtaren e madhe gjermane, në vitin 2004 dhe që atëherë, ka luajtur 130 takime dhe ka shënuar 49 gola.

Ai është shpallur edhe kampion bote me Gjermaninë e vitit 2014, ndërsa viti më i mirë me kombëtaren është 2006 me 12 gola të shënuar.

Podolski ka edhe një karrierë të pasur me klubet, ku e nisi te Koln, më pas u aktivizua për Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Gallatasaray dhe që prej marsit të këtij viti, ka nënshkruar me ekipin japonez të Vissel Kobe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel