Bieber zbulon tatuazhet e reja

22/03/2017 00:00

Justin Bieber ka realizuar tatuazhe të reja. Këngëtari i hitit “Sorry”, ka publikuar një “selfie” pa bluzë, ku tregon pjesën e kraharorit.

Aty mund të shohim tatuazhet që janë shtuar në trupin e tij. Në anë të majtë të gjoksit shihet një ari i egërsuar, ndërsa tek zona e barkut shohim një shqiponjë duke fluturuar.

Justin njihet për pasionin që ka për tatuazhet dhe numëron mbi 50 të tillë në trupin e tij, të cilat mbulojnë krahët, kraharorin, shpinën dhe këmbët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel