Ivanoviç kërkon një rigjykim të drejtë: S’jam fajtor

22/03/2017 00:00

Udhëheqësi i “Iniciativës Qytetare Serbe” (SDP), Oliver Ivanoviç u shpreh këtë të mërkurë se kërkon që procesi i rigjykimit të tij, që nis të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, të jetë i drejtë, efikas dhe të vërtetojë se ai nuk është përgjegjës për aktet për të cilat është i dyshuar.

“Shpresoj që ky proces të jetë i shpejtë, i drejtë dhe efikas. Është shumë e rëndësishme që përmes këtij procesi të dëshmohet se nuk kam aspak të bëj me ngjarjen për të cilën jam i dyshuar”, tha ai.

“Është e rëndësishme për mua që ta heq njollën nga emri im dhe t’i kthehem jetës normale”, shtoi ai në një deklaratë telefonike për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në jug të Mitrovicës, në prill të vitit 1999, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000, në veri të këtij qyteti.

Top Channel