Me shqetësim të madh ndjekin zyrtarët e ministrisë së Financave në Greqi, “hemoragjinë” e re në bankat e vendit.

Ndërsa prej qershorit të 2016-ës ishte vënë re një rikthim i të paktën 8 mld eurove nga qytetarët, prej janarit të këtij viti depozitat janë reduktuar me më shumë se 4 mld euro, duke arriitur në nivelin e 128 mld eurove.

Shkaku kryesor, sipas specialistëve është shqetësimi që ka shkaktuar tek qytetarët, mospërfundimi I vlerësimit të programit të ndihmes nga kreditorët dhe negociatat e zgjatura me ta.

Mbyllja e shumë bizneseve, detyrimet finaciare të bizneseve të vogla, rritja e madhe e taksave dhe situata në tregun e punës, me pagat tashmë tepër të reduktuara, kanë sjellë pakënaqësi të madhe të radhët e grekëve dhe kjo pasqyrohet edhe në sondazhin e fundit, ku Demokracia e Re përqendron dyfishin e votave, 31,2% në krahasim me Syrizën 15,%.

Megjithëse prej qershorit të 2015-ës bankat greke funskionojnë nën regjimin e kontrollit të kapitaleve dhe 68% e blerjeve kryhen me kartat e debitit apo të kreditit, kjo nuk ka ndaluar që qytetarët të tërheqin në masë ose të shpenzojnë për pagesat e tyre në tre muajt e fundit, sasi të mëdha parash.

Sipas analistëve nëse Greqia përfundon deri në prill negociatat me kreditorët, ky fenomen do të reduktohet, por nëse do të vazhdojë deri në verë, mesazhet për qeverinë Tsipras nuk janë aspak pozitive nga të gjitha aspektet.

Top Channel