Fiton Juve dhe Atalanta, ndalet Lazio

19/03/2017 00:00

Juventus vazhdon serinë e fitoreve, në rrugën drejt titullit të 6 radhazi dhe viktima e radhës e tyre ka qenë Sampdoria.

Ka mjaftuar një gol i Cuadrados në minutën e 7′ të pjesës së parë, që Juve të merrte një tjetër 3-pikësh në transfertë.

Atalanta është rikthyer të fitorja, pas humbjes së thellë 7-1 ndaj Interit, javën e kaluar.

Ekipi i Berishës mposhti me rezultatin 3-0 Pescaran e Memushajt.

Lazio e portierit tjetër të kuq e zinjve, Thomas Strakosha, ndalet pas 4 fitoresh radhazi.

Romanët barazuan 0-0, në Cagliari, por sërish mbeten në vendin e katërt.

Top Channel