Përplasen me karburantin, shpëtojnë

15/03/2017 00:00

Disa persona duhet ta konsiderojnë veten mjaft me fat, pasi ia kanë dalë të shpëtojnë edhe në disa situata që mund të cilësohen si mjaft kritike.

Kamerat e sigurisë të një pike karburanti në veri të Seattle, në SHBA, kanë filmuar momentin që një makinë tip Nissan është përplasur me një pikë karburanti , e cila ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur pasoja me jetë njerëzish, por tre persona janë lënduar, ku në gjendje më të rëndë ndodhet drejtuesi i mjetit Nissan. Nga sa raportohet dy personat e tjerë të plagosur janë një drejtues taksie dhe pasagjeri i tij, të dy në me lëndime të lehta.

Policia ka nisur hetimet rreth incidentit, por besohet se drejtuesi i Nissan mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Por për këtë duhet pritur të dalin rezultatet e analizave të gjakut, raporton The Sun.

Top Channel