Pippa nuk e dëshiron Meghan në dasmë

15/03/2017 00:00

Në dasmën e Pippa Middleton nuk do të jetë Meghan Markle.

Motra e Kate do të martohet me të fejuarin e saj, James Matthews më 20 maj në Berkshire, në rezidencën e familjes, por mes të ftuarve nuk do të shfaqet e fejuara e re e princit Harry.

Arsyeja? Nusja nuk dëshiron që aktorja të rrëmbejë blicat e aparateve në ditën më të bukur të jetës së saj, ashtu siç ndodhi pak javë me parë kur Harry dhe Meghan morrën pjesë në martesën e mikut të tij në Xhamajkë.

“Pippa pa se të gjithë sytë ishin mbi Meghan dhe jo mbi nusen, Lara. Dhe kjo situatë ishte stresuese edhe për Harry, prandaj Pippa dhe e ëma Carole menduan që prezenca e Meghan mund të shkaktoj kaos të panevojshëm gjatë ditës”, shkruan DailyMail.

Motra e vogël e Kate Middleton ka organizuar çdo gjë deri në detajet e vogla.  Pas ceremonisë në kishë, dasma do të vijojë në oborrin e shtëpisë në Berkshire. Fustani i nuses mendohet të stilohet nga Giles Deacon, por nuk është ende zyrtare.

E sigurtë është se dukesha e Kembrixh nuk do të jetë shoqëruesja e nuses, dhe kjo për shkak të protokollit mbretëror.

Top Channel