Një video e filmuar nga një kamera sigurie tregon një vajzë të vogël të cilën për pak sa nuk e merr era kur hap derën e shtëpisë.

4-vjeçarja Madison Gardner ngjit shkallët e shtëpisë dhe hap derën, por era e merr para. Fatmirësisht vogëlushja mbahet tek doreza e derës, derisa mbërriti e ëma e shokuar.

Ngjarja ka ndodhur në Ohio të SHBA.

“Gjithçka që dëgjova ishta “mami”. Vajza ishte mes murit të shtëpisë dhe derës prej xhami. Ajo është mirë dhe tashmë po qeshim me këto pamje”, shkruan e ëma Britany në Facebook.

Videoja e postuar në “Come Fly with Me” në Facebook është bërë virale duke u parë nga 124 mijë persona.

Top Channel