Këshilli i FIFA-s, kreut të federatës ruse i ndalohet rikandidimi

10/03/2017 00:00

Zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht presidentit të Federatës Ruse së Futbollit të vendit, Vitaly Mutko iu ndalua të garojë për një vend në Këshillin e FIFA.

Burime të brendshme bënë të ditur për “Reuters” se arsyeja që Mutko nuk lejohet të kandidojë për në Këshillin e FIFA është pikërisht roli që ai po kryen edhe si Ministër në qeverinë ruse, gjë që bie ndesh me statutin e Federatës ndërkombëtare të Futbollit dhe nuk ka të bëjë aspak me skandalin dopingut që ka mbërthyer Rusinë.

Mutko ka mbuluar rolin e Mionsiotrit të Sporteve nga viti 2008 deri në tetor të vitit të kaluar kur ai u emërua në detyrën e tij të re si zv/kryeministër dhe përgjegjës në fushën e turizmit dhe politikës për të rinjtë.

Për momentin as FIFA e as UEFA nuk kanë bërë një koment në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që vetë Mutko e pranoi këtë vendim dhe deklaroi se nuk do ta apelojë atë.

“Doja të rizgjidhesha në Këshillin e FIFA, por kjo e fundit në një farë mënyrë i ndryshoi kriteret duke shtuar lënien jashtë të politikës. Është një e drejte e saj për ta bërë këtë”, tha Mutko për agjencinë e lajmeve TASS.

Top Channel