Majmuni duhanxhi, kafsha më e preferuar në Korenë e Veriut

09/03/2017 00:00

Kopshti zoologjik më i famshëm në Korenë e Veriut, në Pyongyang, nga sa dallohet nga imazhet që vijnë ofron në shumëllojshmëri kafshësh, por ylli këtij kopshti është një majmun.

Kopshti zoologjik i Pyongyang ka qindra kafshë, por shumica e vizitorëve shkon të shohë nga pranë një majmun, e nëse janë me fat do të shikojnë diçka të veçantë.

Majmuni i quajtur Jonas, bën më tepër se sa të ngjitet në pemë. Në një mënyrë habitëse ai është kthyer në një duhan pirës dhe më e bukura është se ai e ndez vetë edhe cigaren.

Edhe pse kjo e dëmton shëndetin e Jonas, për drejtuesit e këtij kopshti zoologjik kjo është shumë fitimprurëse pasi shumë prej vizitorëve shkojnë vetëm për të parë majmunin.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel