Prodhimet në lindje, jo cilësore

03/03/2017 00:00

Dyshim i hershëm e së fundi dhe fakt: Përfaqësuesit e grupit të Vishegradit janë ankuar hapur se prodhimet që shiten në perëndim nuk kanë të njëjtën cilësi me ato të dërguara ne lindje.

“Çfarë jemi ne, fusha depozitimi për plehrat e europës”, janë ankesa që dëgjohen rëndom në Çeki ose Sllovaki thotë DW, ndërsa shumë konsumatorë ne europën lindore nuk e kane sigurinë se dyshimi se produktet e blera nuk jane ato te premtuara ne reklama.

Kryeministri sllovak Robert Fico i kritikoi ashpër kompanitë shumëkombëshe duke e konsideruar të papranueshme që në vendet ish-komuniste dërgohen prodhime me cilësi më të dobët se në Europën perëndimore.

Fico këtë e cilëson një “poshtërim”. Së bashku me homologët nga Çekia dhe Hungaria ai ka kërkuar që BE-ja të ushtrojë presion për kontrollin e prodhimeve.

Analizat e kryera nga ministria e Bujqësisë në Bratislavë tregojnë se gati gjysma e artikujve të shitur në Sllovaki janë më të dobët se ato në Austri, por ndonëse cilësia është më e ulet, çmimi ndërkohë nuk është aspak më i lirë.

Revista për konsumatorët “DTest” në Pragë botoi këtë vjeshtë rezultatet e një analize të prodhimit Nugat në Gjermani, Itali, Poloni dhe Sllovaki. Fitues i testit rezultoi produkti në Gjermani, i cili kishte dhe përqindjen më të madhe të kakaos.

Të shqetësuar janë edhe politikanët e Rumanisë, të cilët pohojnë se në supermarketet e tyre po paraqiten gjithnjë e më shumë prodhime më të lira nga vende të tjera. Ndaj në këtë vend është miratuar edhe ligji që parashikon që në supermarkete të ketë të paktën 51 % të prodhimeve vendore. BE ka nisur një procedurë kundër këtij vendimi.

Top Channel