Ronaldon nuk e ndal askush, as policia – Video

03/03/2017 00:00

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Pas dy golave të shënuar të martën, në ndaj Las Palmasit, futbollisti portugez i Real Madrid ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për atë që ai di të bëjë më mirë, të luajë futboll.

Ronaldo është filmuar teksa kalon me makinën e tij, tip Audi, ndërkohë që semafori ishte i kuq. Për më tepër, e gjithë skena ka ndodhur në prezencë të një numri të madh policësh, që ndodheshin aty pranë, të cilëve nuk iu ka bërë aspak përshtypje ky veprim i portugezit.

E megjithatë, ashtu si në futboll, askush nuk mund ta ndalë Ronaldon…as policia.  

Top Channel