Kur mashtron njerëzit e gabuar

01/03/2017 00:00

Në rrugë, apo edhe kur jemi në ndonjë lokal, na ndodh shpesh që të na takojnë njerëz që na pretendojnë se janë pjesë e ndonjë shoqate për të mbledhur fonde, e në të shumtën e rasteve janë thjesht mashtrime.

Por një i ri e ka pësuar shumë keq kur ka tentuar që t’ua hedhë anëtarëve të një palestre.

Pamjet e sigurisë tregojnë mashtruesin që hyn në palestër me pretendimin se është një punonjës bamirësie. Por pronari i palestrës ka dyshuar në fjalën e tij ka njoftuar policinë. Ndërsa mashtruesi është përpjekur që të largohet, nuk ia ka dalë dot pasi është rrethuar nga personat e fuqishëm.

Top Channel