Të vdesësh nga dëshira për famë

01/03/2017 00:00

Një i ri në Singapor ka ndërruar jetë pasi është ka kapërcyer mbi murin e sigurisë me idenë që të qëndronte mbi një tendë, por ajo nuk e ka mbajtur peshën e tij duke u këputur.

17-vjeçari Johnathan Chow, nuk mundi që t’i mbijetojë impaktit, duke ndërruar menjëherë jetë. Ngjarja raportohet të jetë filmuar në një qendër tregtare në Singapor.

Adoleshenti i kishte kërkuar mikeshës së tij që ta filmonte në Snapchat ndërsa ai bënte edhe kërcimin e rrezikshëm me dëshirën se kjo do ta bënte më popullor mes bashkëmoshatarëve, por kjo nuk ka përfunduar mirë për të.

Top Channel