Plazhistët shpëtojnë fëmijën

27/02/2017 00:00

Një djalosh për pak sa nuk është mbytur ndërsa kishte dalë shëtitje në plazhin e Hawai. Fatmirësisht atij i kanë ardhur në ndihmë një sërë personash të tjerë të cilët ndodheshin në breg në atë moment duke e nxjerrë në kohë nga uji.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një person që ishte duke filmuar dallgët që formohen në këtë zonë të plazhit.

Në pamje dallohet fëmija, i cili ndodhet  buzë bregut që luan me dallgët, por kur kjo e fundit e përplas atë, ai humb kontrollin rrëzohet dhe uji fillon ta tërheqë duke e çuar më në thellësi.

Në ndihmë të tij kanë shkuar disa persona të cilët kanë arritur që ta nxjerrin në kohë.

Top Channel