Kosovë, PE: Të themelohet menjëherë Asociacioni

27/02/2017 00:00

Parlamenti Europian ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të fillojnë menjëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjen që është arritur në Bruksel.

Kjo është shkruar në projektrezolutën për Kosovën, që pritet të miratohet sot nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Deputetja austriake Ulrike Lunaçek është hartesja e raportit, sipas të cilit është bërë projektrezoluta.

Në të i bëhet përsëri thirrje 5 shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë, pasi me këto njohje “do të jepet kontribut në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Top Channel