Man. United fiton trofeun e parë sezonal

26/02/2017 00:00

Manchester United ka arritur të fitojë trofeun e parë sezonal, EFL Cup.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho arriti të mposhtë në finale, Southamptonin me rezultatin 3-2 dhe të bëjë të vetin trofeun.

Zlatan Ibrahimoviç ishte heroi i kësa finaleje  me dy golat e shënuar, ndërsa golin tjetër për Man. United e shënoi i riu Lingard.

Nga ana tjetër, te Southampton shkëlqeu sulmuesi italian Manolo Gabiadinni, i cili me dy golat e shënuar i dha barazimin e përkohëshëm ekipit të tij.

Ndeshja mes dy ekipeve ishte e denjë për një finale dhe ekipi i Mourinhos vuajti shumë për të marrë fitoren, pasi Southampton bëri një ndeshje të shkëlqyer, por diferencën e bënë individualitetet e “djajve të kuq”, me në krye sulmuesin suedez, Ibrahimoviç.  

FOTO GALERI
1/18

Top Channel