Qindra persona u dyndën në një qytet bregdetar brazilian për të mbuluar veten me baltë, me rastin e festimit të Karnavaleve.

Të veshur me kostume banje, shumë njerëz “pushtuan” të shtunën Paratin dhe u hodhën në pellgje plot baltë. Ky ritual njihet me emrin “Bloco da Lama”, që në shqip përkthehet “Festa e Baltës”.

Kjo festë ka lindur në vitin 1986, kur disa adoleshentë të zonës, të cilët po ecnin në pyll, u lyen me baltë për të mbajtur larg mushkonjat. Njerëzit lyheshin me baltë dhe ecnin nëpër qytet, por kjo praktikë u ndalua pas ankesave të pronarëve të dyqaneve, të cilët mërziteshin kur muret bëheshin pis me baltën që është e vështirë për tu hequr.

Tashmë, ata që festojnë qëndrojnë vetëm në plazh, duke u baltosur e duke dëgjuar muzikë.

Parati është një qytet i vogël brazilian, mes Rio de Zhaneiros dhe Sao Paulos.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel