Një dukuri e veçantë ndodh në liqenin e Kukësit, ku për herë janë shfaqur mjelmat, shpendë të pazakontë për klimen dhe ujërat që burojnë aty.

Dy çifte mjelmash, prej disa ditësh po notojnë në ujërat e liqenit. Sa i takon Shqipërisë, shpendi i rrallë, zakonisht preferon të qëndrojë në laguna dhe në ujë të kripur, por duket se shtegtimi i gjatë i ka lodhur dhe zogjtë janë ulur në liqenin e Kukësit.

Tufa e mjelmave është parë në luginen e Lumit Luma ku kanë pushtuar një zonë të vogël në zonën më të cekët të liqenit.

FOTO GALERI
1/5
Një dukuri e veçantë ndodh në liqenin e Kukësit, ku për herë janë shfaqur mjelmat, shpendë të pazakontë për klimen dhe ujërat që burojnë aty.

Top Channel