Arrest me burg për ish-drejtorin e Burgjeve

24/02/2017 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar ditën e premte masën e sigurisë “arrest me burg” ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zotos, i cili u arrestua dy ditë më parë, i akzuar për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Zoto është denoncuar nga ish-vartësi i tij, ish-nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi, i cili gjithashtu është i ndaluar për korrupsion pasiv.

Sipas dëshmisë së Labit, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka qenë shefi i tij ai që i ka kërkuar të takohet me operatorët konkurrues për tenderin e ushqimeve për të burgosurit, duke i thënë që të takohej me shtetasin Ylber Kalaja, i cili po ashtu ndodhet i arrestuar që prej qershorit të vitit të kaluar.

Top Channel