Detyron të miturën të prostituojë, arrestohet 17-vjeçarja

24/02/2017 00:00

Vetëm 17 vjeçe dhe arrestohet nga policia për favorizim prostitucioni. Ky është rasti i K. H, në Tiranë, e cila është vënë në pranga bashkë me 37-vjeçarin Dritan Toska.

Sipas policisë, arrrestimi është bërë pasi Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH, pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe e nxitur nga K. H.

Por jo vetëm kaq, 17-vjeçarja dyshohet se ka nxitur S. SH të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me shtetas të tjerë, me qëllim përfitimin monetar.

Toska akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, ndërsa adoleshentja K. H për favorozim prostitucioni, sipas Kodit Penal.

Top Channel