Tritol në pallatin 20-katësh, policia nis hetimet

24/02/2017 00:00

Gjashtë ditë më parë u shembën tre katet e fundit të një pallati 20-katësh në Shkëmbin e Kavajës. Por i biri i ndërtuesit ka gjetur 6 kallëpe tritoli të vendosura në kollonat e betonit në katin e 18-të.

E. Shala, 19 vjeç ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka gjetur dhe lëndën plasëse.

Sipas policisë E. SH, 19 vjeç nga Tirana, ka njoftuar në polici së në pallatin tek Shkëmbi i Kavajës kishte konstatuar 6 kallëpe tritoli.  Policia ushtroi menjëherë kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur sasinë e lëndëve plaëse të vendosur në dy kollona betoni, nga tre kallëpe secila. Kati i 18-të i ndërtesës ishte ende i papërfunduar pasi pronarit Enver Shala i qenë pezulluar punimet për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel