Përplasen dy motorë, humb jetën një prej drejtuesve

22/02/2017 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e së mërkurës në njësinë administrative Rrethinë, të Shkodrës.

Dy motoçikleta të markave të ndryshme janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Viktima është identifikuar si shtetasi Osman Mataj, 51 vjec nga Postriba, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa personi tjetër, 48-vjeçari Agron Veliaj, për shkak të plagëve është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Veliaj dyshohet se nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore dhe pritet të arrestohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy motorët, të markave “Yamaha” i viktimës dhe “Dayang” i të plagosurit.

Top Channel