Rooney “eklipson” Tevezin, në Kinë për 46 mln euro në vit

22/02/2017 00:00

Wayne Rooney është gjithnjë e më pranë kalimit në kampionatit kinez. Sipas asaj që publikohet në median britanike, sulmuesi i Manchester United ka marrë një ofertë marramendëse nga klube të vendit aziatik. Bëhet fjalë për një kontratë prej 46 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që e kalon rekordin e vendosur nga Tevez, i cili përfiton 38 milionë euro në vit.

Sipas asaj që publikon tabloidi “Mirror”, klube kineze kanë bërë gati edhe një ofertë në drejtim të Manchester United për 35 milionë euro për kartonin e futbollistit, shifër kjo që e kalon atë prej 27 milionësh të paguar nga “djajtë e kuq” në vitin 2004 për ta marrë Rooney nga Evertoni.

Mësohet se tashmë Mourinho e ka dhënë miratimin e tij për transferimin e Rooney, që duket se në fund nuk i rezistoi dot tundimit për të provuar një aventurë të tij në Lindjen e Largët.

Top Channel