Elbasan, digjen dy shtëpi nga një defekt elektrik

22/02/2017 00:00

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Zjarri ka nisur fillimisht në kuzhinën e njërës prej shtëpive dhe më pas është përhapur me shpejtësi edhe në banesën ngjitur.

Ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur lokalizimin e flakëve, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të nxjerrë forcërisht banorët, të cilët përpiqeshin të shpëtonin çfarë të mundnin.

Nuk ka pasur të lënduar nga zjarri, por dëmet materiale në të dyja shtëpitë janë të shumta.  

Sipas banorëve, shkak i zjarrit ka qenë bashkimi i dy kabllove të energjisë elektrike.

Top Channel