Në këto shtete jetohet më shtrenjtë

22/02/2017 00:00

Vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar janë llogaritur nga MoveHub, një kompani që ndihmon njerëzit për të lëvizur, në një studim të ri.

MoveHub, bazohet në renditjen e kostove, si çmimi i ushqimeve, transporti, faturat, restorantet dhe qiraja. Këto të dhëna janë hartuar në një indek, duke përdorur si pikë referimi qytetin më të shtrenjtë, Nju Jorkun.

Nju Jorkut i janë dhënë 100 pikë si qyteti më i shtrenjtë, dhe në bzë të kësaj janë renditur shtetet.

Në vendin e 20-të renditen Ghana dhe Italia. Ghana është vendi më i shtrenjtë për të jetuar në të gjithë Afrikën. Ndërsa Italia është më e shtrenjtë se çdo vend tjetër i eurozonës, përfshi dhe Gjermaninë dhe Francën.

Në vend të 19-të renditet Izraeli, si më i shtrenjti në rajon, duke lënë pas Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vendin e 18-të është Kuvajti, paraja e të cilit, dinari, është monedha më e shtrenjtë në botë. Një dinar këmbehet me 2.63 paund.

Në vendin e 17-të është Japonia, pavarësisht se vitet e fundit ekonomia e saj është në stanjacion.

Në vendin e 16-të është Zelanda e Re, vendi që importon një sasi të madhe të mallrave. Është një vend mjaft i shtrenjtë për të jetuar.

Në vendin e 15-të është renditen Shtetet e Bashkuara. Nju Jorku është marrë si pikë referimi, por SHBA në tërësi është më e lirë se ai. Të jetosh në qytete të mëdha si Los Angeles, mund të jetë e kushtueshme. Por në zonat rurale gjërat ndryshojnë.

Në vendin e 14-të është Irlanda, e cila pas Brexit është bërë mjaft e preferuar për pasaportën nga anglezët. Por këta të fundit thonë se ky vend është më i shtrenjtë se i tyre.

Në vendin e 13-të është Danimarka. Është vendi me më shumë borxhe në Europë, në rafshin personal. Borxhi familjar, sipas Eurostat, është sa 265% e buxhetit të të ardhurave. Dhe kjo nuk është befasuese duke patur parasysh koston e jetesës.

Në vendin e 12-të është Australia, e cila ashtu si fqinja e saj, pavarësisht eksportit të madh të mineralit të hekurit, i duhet të importojë shumë mallra çka shton dhe koston e jetesës.

Në vendin e 11-të renditet Virgin Islands, shteti ishullor idilik mund të duket shumë i bukur, por mjaft i shtrenjtë për të jetuar.

Në vendin e 10-të renditet Luksemburgu. Ai vazhdon të renditet pranë vendeve më të pasura të botës, por gjithashtu është ndër të parat dhe për koston e shtrenjtë të jetesës.

Në vendin e 9-të renditet Katari. Është vendi që merr më shumë punëtor jashtë shtetit me rroga shumë të larta, por një pjesë e madhe e kësaj rroge shuhet për shkak të kostos së jetesës.

Në vendin e 8-të janë Emiratet e Bashkuara Arabe. I famshëm si shtëpia e të pasurve dhe njerëzve të njohur të botës, por qytetet e tij si Abu Dabi dhe Dubai janë jashtë mase të shtrenjta.

Në vendin e 7-të renditen Bahamas, i cili përballet me disa probleme si vendet e tjera ishuj, duke importuar më shumë se sa eksportuar, çka sjell kosto më të lartë jetese.

Në vendin e 6-të është Norvegjia. Dihet standardi i jetesës në vendet skandinave. Qiraja e një shtëpie me një dhomë gjumi shkon 925 paund në muaj.

Në vendin e 5-të është Singapori. Në këtë vend kostoja mesatare e një shishe birrë shkon në 8.25 paund.

Në vendin e 4-të është Islanda. E ndarë nga pjesa tjetër e Europës dhe në mungesë të tokave pjellore, këtij i shteti i duhet të importojë shumë gjëra.

Në vendin e 3-te është Hong Kongu. Është mjaft i shtrenjtë si vend, me një hapësirë të vogël për një qytet me kaq shumë njerëz. Apartamentet zakonisht janë të vegjël dhe të kushtueshëm.

Në vendin e 2-të renditet Zvicra, që shpesh herë renditet në krye të listës së vendeve ku jetohet më mirë në sajë të infrastrukturës së saj, kujdesit shëndetësore dhe mjedisit të pastër. Megjithatë e gjithë kjo e ka një çmim, dhe është vendi më i shtrenjtë për të jetuar në Europë.

Në vendin e 1-rë është Bermuda. Është zyrtarisht vendi më i shtrenjtë në botë. Kryeqyteti i saj, Hamilton është vendi më i shtrenjte individualisht në planet.

Top Channel