Xhafaj: ONM vetëm vëzhguese, nuk vendos

20/02/2017 00:00

Fatmir Xhafaj pranoi se ka patur përplasje me LSI-në gjatë procesit të reformës në drejtësi, por shtoi se këto përplasja janë fryrë më shumë nga mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë.

“Ka kendvështrime të ndryshme sepse për çështje të caktuara kemi patur qasje të ndryshme. Ka patur komunikim në standarde të ndryshme mes nesh dhe vazhdon të ketë. Kemi dhënë informacion në lidhje me këtë proces për gjithë deputetët e LSI-së, por në jo pak raste, shumë qëndrime të përfaqësuesve të LSI-së, i kam njohur ose përmes shkresës, ose përmes televizionit. Kjo ka krijuar perceptimin e konflikteve”, tha ai.

Ai komentoi edhe qëndrimin e LSI-së në lidhje me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, duke këmbëngulur se nuk shkelet Kushtetuta.

“ONM nuk ka fuqi vendimarrëse dhe kjo është shumë e qartë. Bordi është për të emëruar këta vëzhgues të huaj. ONM është e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kushtetuta e parashikon në aneksin e saj rolin e këtij operacioni”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist u shpreh i habitur nga letra publike drejtuar Komisionerit Hahn nga dy ministrat e LSI-së, Klajda Gjosha dhe Petrit Vasili.

Top Channel