Berisha shënon, Melburn i afrohet kreut

19/02/2017 00:00

Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan në kampionatin australian, Besart Berisha është një nga lojtarët kyç të Melburn Viktori dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Sentral Kost Mariners.

31-vjeçari nga Prishtina ishte protagonist në fitoren 3-0 në transfertë, duke shënuar dy gola, fillimisht në minutën e 25-të me golin që zhbllokoi ndeshjen e më pas me atë që vulosi suksesin e miqve në shtesë.

Berisha shkon në kuotën e 16 golave në këtë sezon, ndërsa Melburni qëndron tetë pikë pas Sidneit kryesues kur janë luajtur 20 ndeshje në A-Ligën australiane.

Top Channel