Rama falenderon dy drejtorët: Kundërshtarët mbetën pa alibi!

16/02/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, në kuadër të procesit të vettingut.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka përshëndetur veprimet e Alket Hysenit, drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave; dhe Arben Seferi, shef i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi! Reforma nuk ndalet, Vetingu nuk shmanget”, është shprehur Rama.

Top Channel