Jo të gjithë pendohen, Ernest Kupa mohon akuzat

16/02/2017 00:00

Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë edhe për dy të arrestuarit e tjerë për grabitjen e furgonëve që trasnportonin vlera monetare.

Ish-efektivi i njësive komando, Neim Avdulaj u paraqit i pari para gjykatës, por nuk mundi të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me akuzat e prokurorisë.

Kjo për shkak se avokati i tij mbrojtës, Lazer Sokoli nuk e la të fliste, me argumentimin se provat e prokurorisë nuk janë të qarta për të dhënë shpjegime në këtë moment.

Sipas prokurorisë, ish-komandoja Avdulaj ka qenë në rolin e vëzhguesit në grupin e grabitësve, duke informuar mbi lëvizjet e mjeteve që transportonin vlerat monetare.

Edhe i pandehuri tjetër, Ernest Kupa nuk pranoi të bënte deklarata në sallën e gjyqit, por u mjaftua duke mbajtur qëndrim mohues ndaj akzuave. Sipas prokurorisë, Kupa ka qenë pjesë e grupit që kanë realizuar grabitjet.

Ashtu sikurse edhe dy të arrestuarit e tjerë, Ditjon Memlika dhe Fatjon Xhyliu, edhe për Avdulajn dhe Kupën provat konkrete i implikojnë në grabitjen e dhjetorit të vitit 2015. Por që sipas prokurorisë, ka të dhëna të forta që i lidhin edhe me grabitjen më të fundit në rrugën e Rinasit.

Top Channel