Meta: BE mos ta shohë Ballkanin si një lagje, por rajon i integruar

16/02/2017 00:00

Bashkimi Europian nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lgjae, por një rajon i integruar në BE. Kështu është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” në Vjenë.

“Dera e integrimit të mbetet e hapur për të gjithë rajonin . Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së. Situatën aktuale e sigurisë, e domosdoshme anëtarësimi i të gjithë Ballkanin. Nisma e Procesit të Berlinit rigjallëroi lidhjet mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së. Ne jemi me fat që Austria i kupton tërësisht përfitimet pozitive të një axhende europiane në rajonin tonë”, është shprehur Meta.

Ai tha se Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend.

“Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, është shprehur kreu i Kuvendit.

Top Channel