Basha: Pengesat ndaj subjekteve politike, skenar i Ramës

16/02/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkroi në Facebook se “përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje, duke përfshirë partinë e Blushit, është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira”.

“Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik”, shprehet Basha.

“Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin. Më #18Shkurt #NgrihemiBashkë, me çdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, mbyll postimin e tij Lulzim Basha.

Top Channel