Vlorë, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane

16/02/2017 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Bëhet fjalë për shtetasin Elton Çobo, 41 vjeç dhe banues në qytetin bregdetar. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer në lagjen Pavarësia, në bazë të një urdhër-arresti italian, ku akuzohet për trafik lëndësh narkotike.

Gjithashtu rezulton se një gjykatë në vendin fqinj ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. për këtë vepër penale 41-vjeçari rrezikon deri në 20 vjet burg.

Top Channel